Lidhje

Grupi terrorist grek angazhohet se do të vazhdojë luftën e tij - 2002-07-31


Grupi terrorist grek 17 Nëntori thotë se do ta vazhdojë luftën e tij megjithë arrestimin e disa anëtarëve të rëndësishëm gjatë javëve të fundit.

Në një letër të hapur që u botua sot nga gazeta greke Eleftherotypia, grupi thotë se do të vazhdojë të jetë aktiv. Në letër përfshihet edhe kërcënimi se do të kapen pengje për ti shkëmbyer me të burgosur.

Policia po shqyrton vërtetësinë e letrës, por zyrtarët janë të bindur që deklaratat janë të vërteta pasi në to përmenden të dhëna që ende nuk janë bërë publikisht të njohura.

Autoritetet greke kanë arrestuar 14 persona të dyshuar si anëtarë të organizatës, e cila ka kryer një sërë shpërthimesh dhe vrasjesh gjatë 27 vjetëve, dhe janë zotuar ta çrrënjosin atë plotësisht para lojrave olimpike të Athinës, që do të mbahen në vitin 2 mijë e 4.

XS
SM
MD
LG