Lidhje

Incident në Kosovë - 2002-07-31


Dy pjestarë amerikan të forcave paqeruajtëse janë plagosur nga pasojat e një serie shpërthimesh në Kosovën Lindore. Zyrtarët e KFOR-t thane se ata janë plagosur pasi kanë hyrë në fshatin Kllokot të komunës së Vitisë për të hetuar një shpërthim që u parapriu edhe pesë shpërthimeve tjera në këtë fshat.

Zëdhënësi i KFOR-it Drew Anderson tha se shpërthimet në këtë fshat kanë dëmtuar gjashtë shtëpi të pabanuara serbe, ndërsa një shpërthim tjetër ka ndodhur në fshatin Ballancë i cili ka dëmtuar dritaret e shumë shtëpive por nuk ka pasur dëmtime në njerëz.

Ushtarët amerikan janë plagosur nga pasojat e shperthimit të tretë në Kllokot, mirëpo zyrtarët hodhën poshtë mundësinë që ata të kenë qenë shënjestër e sulmeve. Të dy të plagosurit janë dërguar në kampin e forcave amerikane në Bondstill afër Ferizajt dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Forcat e KFOR-it dhe ato të policisë po kobntrollojnë tërë rajonin dhe tash për tash nuk janë dhënë njoftime të tjera. Paqërujatësit amerkan thanë sot se trupat e KFOR-it vazhdojnë të mbeten të përkushtuara në punën e tyre për vendosjen e sigurisë për të gjithë dhe se në këtë fushë është arritur një përparim i madh. Mirëpo aktet e sotme, sic i qujatën ata të izoluara të dhunës, dëshmojnë se edhe më tej ekzistojnë ekstremistë që nuk duan të pajtohen me vizionin e KFOR-it për ta bërë Kosovën një vend më të mirë.

Shpërthimet kanë ndodhur vetëm një ditë pasiqë trupat amerikane vendosën të patrullojnë pa këmisha antiplumb dhe pa helmeta për herë të parë prej se janë vendosur në Kosovë, duke e cilësuar këtë vendim si shenjë të mirë se gjendja e sigurisë është përmirësuar. Një ditë më parë ndërkac shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë Michael Steiner tha në Këshillin e Sigurimit se megjithëse ende ekszitojnë tensione në Kosovë, krimet ndëretnike kanë shënuar një rënie të dukshme.

XS
SM
MD
LG