Lidhje

Tanke Izraelite Hynë në Qendër të Nablusit - 2002-08-02


Palestinezët thonë se forcat izraelite kryen operacione gjatë natës në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës, duke vrarë 4 palestinezë, ndërmjet të cilëve një aktivist të grupit ekstremist Hamas. Njësi tankesh izraelite thuhet se kanë hyrë në Nablus të Bregut Perëndimor, ku dy palestinezë u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Dëshmitarë okularë në fshatin Salem në afërsi të Nablusit thanë se trupat izraelite hapën zjarr dhe vranë një veprimtar të grupit ekstremist palestinez Hamas. Ministri izraelit i Mbrojtjes Benyamin Ben-Eliezer ka paralajmëruar për veprime hakmarrëse kundër Hamasit, i cili mori përgjegjësinë për shpërthimin e kryer në Jerusalem të mërkurën që la të vrarë 7 vetë.

Në Gaza, banorët thanë se një palestinez u vra gjatë shkëmbimit të të shtënave me trupat izraelite të drejtuara për të shkatërruar ndërtesa përgjatë kufirit me Egjiptin.

XS
SM
MD
LG