Lidhje

Springsteen me albumin e ri Rising - 2002-08-02


Regjizori amerikani me origjinë indiane M. Night Shyamalan i çon spektatorët e filmit në një udhëtim të veçantë këtë gusht me prodhimin e tij të fundit, Signs - Shenjat është historia që zbulon misterin e fenomenit të vërtetë të motiveve të ndërlikuara në një fushë bujqësore dhe pasojat që ato kanë në jetën e një njeriu dhe familjes së tij. Edhe këtë herë M. Night Shyamalan, i njohur me filmin The Six Sense dhe Unbreakable provon veten si mjeshtër i filmave thriller dhe tani thuhet të ketë premisat për tu bërë Spilbergu i ardhshëm në Hollywood. Rolin kryesor e luan Mel Gibson, fermeri që zbulon shenjat në fushën e tij dhe që në përpjekje për të zbuluar misterin e tyre zbulon atë që do ti ndryshojë përgjithmonë jetën vëllait të tij që në film luhet nga Joaquin Phoenix - shumë nga ju e kujtojnë në rolin e tij djallëzor në filmin Gladiator.

Filmi tjetër i ri i javës The Master of Disguise ose Mjeshtri i Maskimit është i fundit i komedianit Dana Carvey i cili ka shkruar skenarin dhe është njëkohësisht edhe regjizori. Ai luan rolin e një kamarieri i cili zbulon se ka aftësi të ralla për të imituar klientët e tij. Kur mëson se një armik i familjes së tij kërkon të vjedhë pasuritë më të çmuara të botës, ai përdor fuqitë e tij sekrete për ta ndaluar atë. Carvey luan jo më pak se 36 karaktere të ndryshme në film. Dhe për njeriun e 1 mijë fytyrave, siç njihet ndryshe komediani këtu në Amerikë, roli duket mjaft i përshtatshëm. Dana Carvery mori famë për imitimet e tij perfekte të figurave të tilla si ish presidenti George Bush dhe kandidati për president Ross Pero.

Bruce Springsten reklamoi CD e tij të fundit me një koncert për admiruesit e tij në New Jersey. Albumi titullohet The Rising dhe është i pari që regjistrohet nga Springsteen me bandën muzikore E Street që nga viti 1984. Albumi është përgjigja artistike e Springsteen ndaj ngjarjeve të 11 shtatorit. Megjithëse shumë kompozitorë kanë shkruar këngë për 11 shtatorin, The Rising është albumi i parë që i ka këto ngjarje temën e tij të vetme. Javën që vjen, këngëtari 52 vjeçar që njihet ndryshe me emrin The Boss do të fillojë një turne në 46 qytete amerikane.

XS
SM
MD
LG