Lidhje

Bahceli se do ti kërkojë gjykatës kushtetore të Tuqisë që të hedhë poshtë reformat e reja - 2002-08-02


Në Turqi, kryetari i partisë së veprimit kombëtar, zëvëndës-kryeministri Devlet Bahceli, tha se do ti bëjë sfidë në sistemin e lartë juridik të vendit reformave për të drejtat e njeriut, që u miratuan dje në parlament, në përpjekje për të përmirësuar mundësitë e Turqisë për anëtarësi në Bashkimin Evropian.

Zëvëndës-kryeministri Bahceli tha se do ti kërkojë gjykatës kushtetore të Tuqisë që të hedhë poshtë këto reforma. Partia e veprimit kombëtar e zotit Bahceli, e cila përbën bllokun e vetëm më të madh në parlament, e kundërshton paketën e reformave, e cila do të jashtëligjësonte dënimin me vdekje dhe do ti jepte pakicës kurde të Turqisë më shumë të drejta.

Nacionalistët thonë se një zbutje e tillë e ligjeve ekzistuese mund të nxisë përsëri dhunën separatiste në pjesën veri-lindore të vendit, të banuar kryesisht nga kurdët.

XS
SM
MD
LG