Lidhje

Iraku Fton Kryeinspektorin e Armëve të OKB-së - 2002-08-02


Iraku ka ftuar kreyinspektorin e armëve të Kombeve të Bashkuara që të shkojë në Bagdad për bisedime teknike që do të çonin në ispektime të reja të armëve. Në një letër që i dërgoi mbrëmë vonë sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan, ministri i Jashtëm irakain fton kryeinspektorin e armëve, që të vizitojë vendin sa më shpejt që ai të bjerë dakord.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, do që ispektorët të kontrollojnë nëse Iraku po zhvillon armë kimike, biologjike dhe bërthamore. Këto ispektime do të shërbenin si kusht që Kombet e Bashkuara të hiqnin sanksionet që iu vunë Irakut 12 vjet më parë.

Zyrtarët amerikanë besojnë se Bagdadi ka armë të tilla, dhe janë kërcënuar me mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve ushtarake për të përmbysur qeverinë e Irakut. Presidenti Bush ka akuzuar Irakun se mbështet terrorizmin dhe se po përpiqet të shtjerë në dorë armë të shkatërrimit në masë.

XS
SM
MD
LG