Lidhje

Rumania e para që u garanton amerikanëve imunitet nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime - 2002-08-02


Rumania u bë vendi i parë që u garanton shtetasve amerikanë imunitet nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime. Marrëveshja për imunitet u nënshkrua dje në Bukuresht nga zyrtarë të lartë amerikanë dhe rumunë.

Departamenti amerikan i Shtetit njofton se megjithëse marrëveshje të ngjashme janë pranuar nga një numër i madh vendesh, Washingtoni shpreh mirënjohje të madhe ndaj vendimit të Rumanisë për të nënshkruar e para një marrëveshje të tillë.

Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet i është dhënë juridiksion mbi çështjet që kanë bëjnë me krime lufte, si gjenocidi dhe krimet kundër njerëzimit. Shtetet e Bashkuara nuk pranuan të nënshruanin traktatin për ngritjen e gjykatëstë, shtyra nga shqetësimet se ushtarët amerikanë që marrin pjesë në operacione paqeruejtëse, mund të ndiqen penalisht nën akuza të motivuara politikisht.

XS
SM
MD
LG