Lidhje

Policia greke arreston një anëtar tjetër të 17 nëntorit - 2002-08-02


Autoritetet greke arrestuan një tjetër person që dyshohet si anëtar i organizatës terroriste 17 nëntori. Ky është personi i 15 i ndaluar që nga fundi i qershorit.

Policia njoftoi se arrestoi dje 41-vjeçarin Sotiris Kondilis. Ai dyshohet se ka pasur gisht në vrasjen në vitin 1994 të një diplomati turk në Athinë si dhe në sulme të tjera.

Ndërkaq, personi që dyshohet si udhëheqës i grupit 17 nëntori, Aleksandros Giotopoulos, protestoi ndaj mënyrës së trajtimit të personave që mbahen në një burg të Athinës për këtë çështje. Në një deklaratë të nxjerrë sot, zoti Giotopoulos thotë se të ndaluarit mbahen në izolim dhe nuk lejohen të takohen me avokatët e tyre.

Grupi 17 nëntori konsiderohet përgjegjës për 23 vrasje dhe një numër sulmesh që nga viti 1975.

XS
SM
MD
LG