Lidhje

Bush:plane për 11 shtatorin - 2002-08-04


Shtëpia e Bardhë njoftoi se më 11 shtator, Presidenti Bush do të shkojë në New-York, Pensilvani dhe Pentagon me rastin e një vjetorit të sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara.

Në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë thuhet se Presidenti Bush do t’i bëjë këto vizita për të bashkuar më shumë vendin dhe për të shprehur respekt ndaj 3 mijë njerëzve që gjeten vdekjen pas përplasjes së aeroplanëve të rrembyer në Qendren Botërore të Tregtisë, në Pentagon dhe në një fushë të Pensilvanisë.

Këto plane të presidentit u njoftuan dje në aeroplanin me të cilin presidenti udhëtonte për në shtetin Maine, ku do të qëndrojë disa ditë në shtëpinë e prindërve.

Të henën, Presidenti Bush do të shkojë në Pensilvani për t’u takuar me 9 minatorë të cilët javën e kaluar u shpëtuan në një minierë qymyr-guri ku ishin bllokuar për shkak të një përmbytjeje brenda saj.

XS
SM
MD
LG