Lidhje

Kasetë e re rreth sulmeve të 11 shtatorit - 2002-08-04


Një kasetë e ri nxjerr në dritë se zjarrfikësit e qytetit të New Yorkut, të cilët humbën jetën në një prej kullave të Qëndresë Botërore të Tregëtisë, u ngjitën gati 30 kate më lart se sa ishte menduar fillimisht.

Kaseta tregon se të paktën 2 zjarrfikës shkuan në katin e 78, ku u përplas njëri prej aeroplanëve të rrëmbyer. E përditshmja amerikane The New York Times shkruan se inçizimet e bisedave në kasetë, që u bënë publike për anëtarët e familjeve të zjarrëfikësve të vrarë, tregojnë gjithashtu se një plan po zbatohet për shuarjen e zjarrit dhe evakuimin e njerzve para se kulla të shëmbej.

E veja e një zjarrfikësi tha se nuk kishte dëgjuar frikë dhe panik, por vetëm njerëz që bënin punën e tyre.

XS
SM
MD
LG