Lidhje

ETA organizon një shpërthim me makinë-bombë në Spanjën Juglindore - 2002-08-05


Autoritetet spanjolle akuzuan organizatën separatiste ETA për shpërthimin e një makine-bombë, që shkaktoi vdekjen e dy personave, ndër të cilët edhe një vajze 6 vjeçare.

Zyrtarët thonë se të paktën 40 vetë u plagosën kur një makinë me 40 kilogramë eksplozivë, shpërtheu dje para kabinave të policisë në Santa Pola, një vend turistik mesdhetar në Spanjën Juglindore.

Si pasojë e shpërthimit u vra vajza e një zyrtari të policisë dhe një 57 vjeçar që po priste autobusin.

Gjatë 30 vjetëve të fundit si rezultat i sulmet terroriste të grupit ETA-s rreth 800 vetë kanë gjetur vdekjen në Spanjë.

XS
SM
MD
LG