Lidhje

Votim tjetër në komunën e Preshevës - 2002-08-05


Komisioni zgjedhor në komunën e Preshevës ka bërë të ditur se as pas përsëritjes së zgjedhjeve vendore në tri vendvotime nuk është zgjedhur prefekti i këtij qyteti.

Kandidati i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi as kësaj rradhe nuk ka siguruar shumicën e nevojshme që do t’i siguronte atij një mandat të ri në këtë post. Për këtë arsye brenda 15 ditëve në këtë komunë do të përsëriten zgjedhjet për prefektin e komunës ndërsa bashkë me zotin Halimi do të konkurojë edhe kandidati i Partisë për Bashkimin Demokratik të Shqiptarëve Rami Zylfiu.

Partia për Veprim Demokartik ka siguruar shumicën e vendeve në parlamentin komunal.

Zgjedhjet për pushtetin vendorë do të përsëriten edhe në 11 vendvotime në komunën e Bujanocit, ku tash e një javë po mbretëron një gjendje mjaft e tensionuar për shkak të pakënaqësisë së qytetarëve serb me fitoren e partive politike shqiptare në zgjedhjet e 28 korrikut.

XS
SM
MD
LG