Lidhje

Sulmohet një shkollë e krishterë afër Islamabadit - 2002-08-05


Zyrtarë amerikanë dënuan sulmin e djeshëm vdekjeprurës në një shkollë në Pakistan për fëmijët e misionarëve të huaj të krishterë.

Persona të armatosur të paidentifikuar vërshuan në shkollë në veri-lindje të Islamabadit dhe vrarë 6 palestinezë, që punonin aty. Dy prej të vrarëve ishin roje të shkollës, të cilët u përpoqën të ndalonin sulmuesit.

Një zëdhënës i departamentit amerikan të shtetit e cilësoi sulmin një akt mizor të terroristëve. Zëdhënësi tha se sekretari i shtetit Colin Powell i telefonoi presidentit pakistanez Pervez Musharaf për ti shprehur ngushëllimet për viktimat dhe familjet e tyre.

Zyrtarët pakistanezë thanë se asnjë prej 146 studentëve të huaj nuk ishin viktima të sulmit.

Ndërkohë, konsullata amerikane në qytetin bregdetar Karachi të Pakistanit është mbyllur, për arësye sigurie.

Një zëdhënëse e ambasadës amerikane në Islamabad thotë se punonjësit e konsullatës shkuan të punonin dje, por iu tha që të iknin për “arsye sigurie”. Nuk ka informacion për ndonjë kërcënim konkret dhe nuk është e qartë se kur do të rihapet konsullata.

Më 14 qershor, një makinë-bombë shpërtheu pranë konsullatës, duke vrarë 12 pakistanezë. Gjyqi i tre personave, të akuzuar për organizimin e sulmit, është planifikuar të fillojë të shtunën.

XS
SM
MD
LG