Lidhje

Kofi Annan: Iraku duhet të pranojë disa kushte të Këshillit të Sigurimit - 2002-08-05


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan tha se kryeinspektori i armëve Hans Blix mund të shkojë në Bagdad vetëm në qoftë se Iraku konfirmon se do të pranojë kushtet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për inspektime të reja të armëve.

Zoti Annan i paraqiti kushtet e tij në një letër që i dërgoi dje ministrit të jashtëm të Irakut, Naji Sabri, i cili ftoi javën e kaluar kryeinspektorin e armëve Hans Blix që të shkojë në Bagdad. Zyrtarët e OKB-së kërkojnë që Iraku të përcaktojë marrëveshje praktike për inspektorët që të rifillojnë punën e tyre për të hetuar në se Iraku ka armë të shkatërrimit në masë.

Iraku ndaloi inspektimet e armëve nga Kombet e Bashkuara para gati 4 vjetësh. Ftesën Iraku ia bëri kryeinspektorit të armëve Blix për të diskutaur çështjet e pazgjidhura, që kanë të bëjnë me programet e armëve të Irakut.

XS
SM
MD
LG