Lidhje

New Yorku rrit taksën e cigareve - ulen shitjet - 2002-08-06


Sasia e cigareve të shitura në qytetin e New York-ut, ishte pothuajse 50 për qind më e ulët në korrik, pasi pas vendosjes së taksave të reja, çmimi i një pakete cigaresh u bë më i larti në Shtetet e Bashkuara.

Korriku ishte muaji i parë, gjatë të cilit qyteti vuri në përdorim taksën e re prej 1 dollari dhe 50 centësh për paketë, shumë më e lartë sesa taksa e vjetër prej 8 centësh. Kjo bëri që çmimi mesatar i një pakete të arrinte në 7 dollarë e 50 cent.

Shitjet në New York u pakësuan me 15 milionë paketa e gjysëm, afërsisht gjysma e 29 milionë paketave të shitura në korrik të vitit të kaluar. Pavarësisht nga niveli i ulët i shitjeve, bashkia e qytetit thotë se nxori 10 herë më shumë fitim.

Nuk është ende e qartë nëse ka rënë konsumi i cigareve në New York, apo njerëzit po i blejnë cigaret jashtë qytetit.

XS
SM
MD
LG