Lidhje

Raport i MDRI për Kosovën - 2002-08-07


Një organizatë ndërkombëtare me qendër në Uashington që merret me personat me të meta mendore, thotë se pacientët në institucionet shëndetësore të administruara nga UNMIK-u në Kosovë janë viktima të dhunës, përdhunimit dhe abuzimeve të tjera.

Në një raport të botuar sot, organizata me emrin Mental Disability Rights International thotë se pas një studimi dyvjeçar del se UNMIK-u nuk ka qenë në gjendje të sigurojë as kujdesin bazë për të sëmurët në institucionet për personat me të meta mendore.

Organizata jo-qeveritare thotë se njerëzit me të meta mendore në Kosovë mbahen në kushte shumë të këqija dhe i nënshtrohen atij që organizata e quan trajtim psikiatrik të papërshtatshëm që paraqet rrezikshmëri.

Drejtori ekzekutiv i kësaj organizate, Eric Rosenthal thotë se dhunime të rënda të të drejtave të njeriut ndodhin çdo ditë në këto institucione spitalore. Ai tha se organizata e tij u dërgoi një letër autoriteteve të Kombeve të Bashkuara dhe të spitaleve, para më shumë se një viti, por nuk u ndërmor asnjë veprim as për të hetuar dhe as për të parandaluar abuzimet.

Mental Disability Rights i bëri thirrje misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë që të ndalë menjëherë abuzimet. Në raportin e organizatës renditen rekomandimet për përmirësimin e kurimit për pacientët me të meta mendore.

XS
SM
MD
LG