Lidhje

Lipponen zëvendëson Ahrens në përfaqësinë e OSBEsë në Tiranë - 2002-08-07


Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë emëroi një diplomat finlandez si përfaqësuesin e saj në Shqipëri.

Ambasadori i Finlandës në Kroaci, Osmo Lipponen do të fillojë detyrën në postin e ri më datën 1 shtator. Ai do të pasojë zotin Geert Ahrens i cili e ka qendruar në këtë pozitë për më shumë se tre vjet.

Ambasadori Lipponen është një diplomat karriere që ka shërbyer në Shën Peterburg, Gjenevë, Tokio, Paris dhe Moskë. Ai është vëllai i kryeministrit finlandez Paavo Lipponen.

XS
SM
MD
LG