Lidhje

Porta e Artë në Kaliforni në gjendje të lartë gadishmërie - 2002-08-12


Autoritetet në shtetin e Kalifornisë e kanë vënë urën Porta e Artë në gjendje të lartë gatishmërie pasi zyrtarët mësuan se ekziston një kërcënim i mundshëm terrorist.

Një zëdhënës i autoritetit të urës tha se gjendje e gatishmërisë u vendos dje dhe se agjencitë e sigurimit shtuan patrullat mbi urë gjatë fund-javës. Tani gjendja nuk është më aq alarmante. Zyrtari nuk dha shumë hollësi lidhur me kërcënimin, por tha se presidenti i lagjes përreth urës mori të dhëna të pakonfirmuara se terroristët kishin në plan të përplasnin një avion mbi urë.

Patrullat mbi urën Porta e Artë u vendosën që pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

XS
SM
MD
LG