Lidhje

Izraeli eliminon një eksponent palestinez - 2002-08-14


Forcat izraelite vranë një militant palestinez i cili thuhej se po përgatitej të hidhte në erë një ndërtesë shumëkatëshe në Izraelin e mesëm.

Dëshmitarët thonë se Nasser Jarrar, një udhëheqës i lartë ushtarak për grupin islamik Hamas, u vra dje mbasi trupat izraelite bombarduan dhe përmbysën me buldozer shtëpinë ku ai po qëndronte në fshatin Tubas të Bregut Perëndimor.

Ndërkaq, zyrtarë të lartë izraelitë dhe palestinezë u takun dje vonë në Jerusalem. Zyrtarët izraelitë citohet të kenë thënë se Izraeli është angazhuar të shbllokojë 14 milionë dollarë nga fondet e taksave që u përkasin palestinezëve.

XS
SM
MD
LG