Lidhje

Condoleeza Rice komenton për Sadam Huseinin - 2002-08-15


Këshilltarja e presidentit Bush për çështje të sigurisë kombëtare, Condoleeza Rice, thotë se ekzistojnë baza të forta morale për veprim për të përmbysur presidentin irakian, Sadam Husein, nga pushteti.

Në një intervistë me BBC-në, zonja Rice e cilësoi udhëheqësin irakian si njeri të keq, i cili, nëse lejohet të qendrojë në pushtet, do të mbjell përsëri shkatërrim për popullin e tij dhe vendet fqinje, dhe nëse siguron armë të shkatërrimit në masë e mjetet për t’i hedhur ato, për të gjithë ne. Ajo tha se Shtetet e Bashkuara nuk mund të qendrojnë duar kryq para këtij kërcënimi. Mirëpo, ajo theksoi se presidenti Bush ende nuk ka vendosur se çfarë veprimi të ndërmarrë.

XS
SM
MD
LG