Lidhje

Dy ushtarë maqedonas plagosen në Shkup - 2002-08-16


Në Maqedoni, autoritetet konfirmuan sot se dy mbrëmë rreth orës 9 e 45 në një lagje të Shkupit, nga një person i paidentifikuar, i cili hapi zjarr nga një makinë në lëvizje, me targa po të paidentifikuara.

Burimet zyrtare thanë sot se sulmusi qëlloi fillimisht me armë automatike, dhe më pas kishte hedhur edhe një bombë. Njëri nga ushtarët është plagosur në këmbë ndërsa tjetri në stomak. Të dy, njëri 23 vjeç, tjetri 19, janë dërguar në një spital të Shupit. Incidenti ndodhi në rrugën "Maksut Sadiku" të kryeqytetit, pranë kazermave kryesore ushtarake.

Një proces i gjerë hetimor folloi sot nga policia ushtarake, Ministria e Brendshme dhe organet e drejtësisë. Njoftohet se deri tani, në vendin e ngjarjes janë gjetur 16 gëzhoja automatiku dhe një pjesë e bombës. Megjithatë, ende nuk ka njoftime për identitetin e sulmuesit apo motivin e sulmit.

Një zhvillim tjetër, sot, në kuadrin e zgjedhjeve të 15 shtatorit, fillon zyrtarisht fushatën Partia Demokratike e Shqiptarëve në Maqedoni. Kjo parti dhe Bashkimi Demokratik per Integrim, që shihen si pretendentet kryesore në zonat me popullsi shqiptare, i kanë shpalosur tashmë platformat e tyre e janë shprehur edhe për aleancë pas zgjedhjeve.

XS
SM
MD
LG