Lidhje

Maqedoni: ministri Mehmeti akuzon min. e brendshme - 2002-08-17


Në Maqedoni ministri i drejtësisë, Ixhet Mehmeti, thotë se ministria e punëve të brendshme ka bërë falsifikime duke përfshirë në listat e votuesve 3 mijë e 500 shtetas nga Shqipëria, pakicë maqedonase nga Prespa e Vogël, për të votuar në zgjedhjet e 15 shtatorit.

Ndërkohë, ministri i punëve të mbrendshme, Lube Boshkovski, u përgjigj se këtyre personave u takon nënshtetsia maqedonase dhe ka kërcënuar se do ta arrestojë kolegun e tij Mehmeti ”sapo atij t’i mbarojë mandati pas zgjedhjeve të 15 shtatorit”.

XS
SM
MD
LG