Lidhje

Përmbytjet mbeten ende kërcënim në Evropë - 2002-08-17


Lumenj të fryrë nga shirat kanë filluar të arrijnë pikat kulmore në Evropën Qendrore. Dje niveli i lumit Elba arriti kulmin në qytetin Dresden, në Gjermaninë Lindore, duke u ngritur shumë mbi nivelin rekord të vendosur në vitin 1845.

Autoritetet gjermane urdhëruan mijëra njerëz të largoheshin nga një numër qytetesh dhe fshatrash, në rrjedhën e poshtme të lumit, ku ujërat e tij vazhduan të përmbytin zona në brigjet e lumit.

Autoritetet hungareze presin që ujërat e Danubit në Budapest të arrijnë nivelin e tyre më të lartë sot pasdite. Gjendja në kryeqytetin e Republikës Çeke, Pragë, duket të jetë stabilizuar, pasi ujërat vazhdojnë të tërhiqen nga pjesa e qytetit të vjetër.

Kancelari gjerman, Gerhard Schroeder do të takohet sot në Berlin me homologët e tij nga Austria, Sllovakia e Republika Çeke, si edhe me presidentin e Bashkimit Evropian, Romano Prodi, për të diskutuar lidhur me gjendjen e rëndë.

XS
SM
MD
LG