Lidhje

Afrikano-Amerikanët kërkojnë dëmshpërblime për skllavërinë - 2002-08-18


Qindra njerëz u mblodhën dje në Uashington për të kërkuar kompensime për pasardhësit e skllevërve afrikano-amerikanë, që kontribuan në ndërtimin e Shteteve të Bashkuara. Organizatorët e masave zhvilluan manifestimin me moton “Milionat për dëmshpërblimet” para ndërtesës së Kongresit amerikan përpara një grupi njerëzish më të vogël nga sa pritej.

Folësit thanë se afrikano-amerikanët duhet të kompensohen për vuajtjet e paraardhësve të tyre dhe për punën e papaguar në sistemin e skllavërisë, që mori fund në vitin 1863 në bazë të një proklamate të Presidentit Abrahan Lincoln. Një nga organizatorët e mitingut, Viola Plummer, e Frontit të Bashkuar Kombëtar të Zezakëve, bëri thirje për një vit manifestimesh në të 50 shtetet amerikane, para një manifestimi masiv para selisë së Kombeve të Bashkuara në shtator të vitit 2003.

Kongresmeni Demokrat, John Conyers, u bëri thirrje të pranishmëve që të ushtrojnë presion ndaj ligjvënësve lidhur me këtë çështje. Çdo vit që nga viti 1989, ai ka paraqitur projektligje për ngritjen e një komisioni për të studjuar ndikimin e skllavërisë në shoqërinë amerikane.

Udhëheqësi i Kombit të Islamit, Louis Farrakhan, tha se afrikano-amerikanët duhet të jenë të pashkuar në parimin e dëmshpërblimeve. Mbrojtësit e kësaj kërkese duan nga Uashingtoni që të respektojë premtimin “40 akra dhe një mushkë” që iu bë shkllevërve të sapo liruar pas Luftës Civile Amerikane.

Shumë njerëz besojnë se ekuivalenca për këtë në ditët moderne duhet të përfshijë kompensimin financiar, tokën dhe një apologji zyrtre nga udhëhqësit e Shteteve të Bashkuara për sanksionimin e skllavërisë nga qeveria. Por kritikët thonë se do të jetë e vështirë që të kompensohen në mënyrë ekuivalente pasardhësit e skllevërve rreth 140 vjet më vonë.

XS
SM
MD
LG