Lidhje

Shtetet e Bashkuara dhe Filipinet Luftojnë Terrorin - 2002-08-19


Terrorizmi është kërcënim ndaj njërit prej miqve dhe aleatëve më të ngushtë të Amerikës, Filipineve. Grupi terrorist Abu Sajaf vazhdon të kryejë shpërthime, vrasje dhe rrëmbime në këtë vend.

Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell, përfundoi kohët e fundit një turne në 6 vende të Azisë Juglindore, përfshirë dhe Filipinet. Ai tha se për t’u fituar lufta kundër Abu Sajafit, Al-Kaidës dhe grupeve të tjera terroriste, është i domosdoshëm bashkëpunimi tepër i ngushtë ndërmjet vendeve të rajonit. ”Unë, tha sekretari i shtetit, kam gjetur përkrahje në mbarë Azinë Juglindore për këtë fushatë, pasi asnjë vend në këtë rajon nuk ka mbetur pa u këcënuar nga terrorizmi, në të kaluarën ose aktualisht”.

Në të vërtetë, të 10 vendet e Organizatës së Vendeve të Azisë Juglindore apo ASEAN-it njoftuan kohët e fundit angazhimin e tyre për forcimin e veprimeve dhe bashkëpunimit për të luftuar terrorizmin. Veç kësaj, Shtetet e Bashkuara po bashkëpunojnë nga afër me qeverinë filipinase në luftë kundër Abu Sajafit. Ndihma amerikane është shtrirë gjithashtu edhe në luftën kundër varfërisë në Filipine.

Shtetet e Bashkuara janë partneri numër 1 në tregëti i Filipineve. 3 milionë filipinas jetojnë tashmë në Amerikë. Kjo është arësyeja, siç u shpreh edhe sekretari Powell që ”Amerika është e bashkuar me Filipinet. Këtë unitet Amerika e sheh më shumë se sa si luftë kundër terrorizmit, më shumë se unitet ndërmjet dy ushtrive. Amerika e sheh si një lidhje më të gjerë, e cila përqendrohet gjithashtu në zhvillimin ekonomik, në ndihmat për zhvillim, në tregëti, në zhdukjen e varfërisë, në arsim dhe kualifikim, pra, në çdo gjë që mund të bëhet për forcimin e demokracisë në mbarë Azinë Juglindore", tha sekretari Powell.

Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë vendet që janë të gatshme të luftojnë terrorizmin. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë luftën deri sa të arrihet fitorja dhe të munden terroristët. Siç ka thënë presidenti Xhorxh W. Bush, "Amerika do të përdorë të gjitha burimet e saj për të mposhtur këtë armik. Shtetet e Bashkuara do ta bashkojnë botën, do të jenë të durueshme dhe të përqendruara në objektivin e caktuar. Shtetet e Bashkuara do të jenë të palëkundra në vendosmërinë e tyre".

XS
SM
MD
LG