Lidhje

Rexhepi: Nuk ka krizë me UNMIK-un - 2002-08-20


Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi tha sot se arrestimet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe Trupave Mbrojtëse të Kosovës, janë bërë në bazë të spekulimeve dhe argumentave jo të forta.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Rexhepi tha se meqenëse arrestimet u bënë para zgjedhjeve, kur mund të dëmtohet imazhi i disa partive, ato kanë motive politike.

Megjithatë, ai mendon se nuk do të ketë një krizë në marrëdhëniet mes qeverisë së Kosovës dhe UNMIK-ut dhe deklaroi se sugjerimit të qeverisë, këshilli organizativ i protestave, i ka premtuar se do t’i ndërpresë ato.

Kryeministri Rexhepi bëri thirrje për zhvillimin e procedurave të shpejta ligjore për çështjen e të arrestuarve.

XS
SM
MD
LG