Lidhje

Gjukanoviç: rrezikohet ristrukturimi i Jugosllavisë - 2002-08-20


Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, thotë se marrëveshja për ristrukturimin e Jugosllavisë është në rrezik dhe u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara e Bashkimit Evropian që të ndihmojnë për ta shpëtuar atë.

Në një koment të botuar në gazetën amerikane The Washington Post, presidenti Gjukanoviç thotë se një bosht forcash brenda Jugosllavisë është përpjekur ta bllokojë procesin e negociatave dhe ta vënë Malin e Zi nën një kontroll më të madh serb.

Udhëheqësi malazez thotë se ndër forcat në fjalë janë përkrahësit e ish-presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviç, dhe të udhëheqësit të serbëve të Bosnjës gjatë konfliktit, Radovan Karaxhiç, si edhe anëtarë të forcave jugosllave të sigurimit.

Presidenti Gjukanoviç thotë se ky bosht anti- demokratik, siç e quan ai, ka bindur disa udhëheqës evropianë se përmbysja e qeverisë pro-perëndimore e Mali të Zi dhe parandalimi i shkëputjes së kësaj republike do të sillte qendrueshmëri në rajon.

XS
SM
MD
LG