Lidhje

Ish-drejtuesi i Enronit pranon fajësinë - 2002-08-21


Michael Kopper, një nga ish drejtuesit e firmës Enron, pranoi fajësinë për akuzat e para kriminale në lidhje me falimentimin e gjigandit energjitik. 37 vjeçari Kopper pranoi fajësinë nën akuzat për pastrim parash dhe komplot për mashtrim. Si pjesë e marrëveshjes për të bashkëpunuar me qeverinë, zoti Kopper ka rënë dakord të kthejë 12 milionë dollarë të fituara nëpërmjet këtyre veprimtarive të paligjshme. Prokurorët federalë akuzojnë zotin Kopper se ka ndihmuar në krijimin e shoqërive pa vlerë që kishin si synim të fshihnin problemet financiare të firmës Enron. Një hetim hetimor qeveritar rreth veprimtarisë së firmës Enron filloi vitin e kaluar pasi kompania deklaroi falimentimin. Investitorët humbën miliona dollarë, ndërsa punonjësit e saj aktualë dhe ata në pension humbën fondet e pensionit të investuara në aksionet pothuajse pa vlerë të kompanisë.

XS
SM
MD
LG