Lidhje

Rusi: 7 vetë vdesin nga një shpërthim - 2002-08-21


Numri i viktimave nga shpërthimi i fuqishëm në një ndërtesë apartamentesh në Moskë ka arritur në shtatë, ndërkohë që ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë nëpër rrënoja. Shpërthimi që ndodhi dje vonë, shkatërroi rreth 40 apartamente në një ndërtesë në pjesën veriore të kryeqytetit rus. Ka ende njerëz që figurojnë të humbur, por nuk është e qartë nëse ata ishin në shtëpi kur ndodhi shpërthimi. Zyrtarët thonë se ka mundësi që shkaku i shpërthimit të ketë qenë rrjedhja e gazit natyror. Mirëpo, mjetet ruse të informimit citojnë banorë të zonës të kenë thënë se pas shpërthimit vinte erë baruti e jo gazi.

XS
SM
MD
LG