Lidhje

Ilir Meta kërkon ndjesë për situatën e krijuar në kufirin me Greqinë - 2002-08-22


Ministri i Jashtëm shqiptar, Ilir Meta, u kërkoi ndjesë qytetarëve shqiptarë për situatën e krijuar në kufirin me Greqinë, ku prej disa ditësh, mijra emigrantë janë bllokuar në pritje për të hyrë në vendin fqinjë. Zoti Meta deklaroi dje se nuk ka asnjë arsye të besohet se ajo që ndodhi ka qënë e qëllimshme.

Në një konferencë shtypi, ministri i Jashtëm shqiptar, u shpreh lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, dhe tha se shpreson që ndaj ish pjestarëve të UÇK-së të arrestuar të zhvillohet një proces i shpejtë gjyqësor, i bazuar në ligj dhe fakte për të shmangur motivimin politik të këtyre arrestimeve.

XS
SM
MD
LG