Lidhje

Në Indonezi lirohen ishin zyrtarë ushtarakë indonezianë - 2002-08-22


Gjykata e të drejtave të njeriut për Timorin Lindor në Indonezi ka marrë vendimet e para. Gjashtë prej shtatë të të pandehurve u shpallën të pafajshëm. Meqënëse ky vendim mund të apelohet, zyrtarë të Shteteve të Bashkaura nuk kanë bërë ndonjë koment mbi detajet e këtyre rasteve gjyqësore. Megjithatë u pa qartë se prokurorët nuk i përdorën plotësisht provat e siguruara nga Kombet e Bashkaura dhe burime të tjera rreth krimeve të kryera në Timorin Lindor.

Të pandehurit ishin zyrtarë ushtarakë indonezianë dhe të tjerë, të cilët akuzohen se kanë lejuar kryerjen e një dhune masive gjatë referendumit të gushtit të vitit 1999, ku shumica dërrmuese e banorëve të Timorit Lindor votuan për pavarësi. Qindra njerëz u vranë nga paraushtrarakë pro indonezianë, dhe mijra shtëpi dhe ndërtesa të tjera u shkatërruan. Për ti shpëtuar dhunës, një numër i madh banorësh të Timorit Lindor u larguan drejt provincës indoneziane të Timorit Perëndimor. Më pas rregulli u ri vendos me ndihmën e një force shumëkombëshe e autorizuar nga OKB-ja dhe e udhëhequr nga Australia.

Ndërsa OKB-ja filloi administrimin e vendit, refugjatët e East Timorit filluan të kthehen në vend për të rindërtuar vendin e tyre dhe për t'u përgatitur për shpalljen e pavarësisë. Në gusht të vitit 2001, u zgjodh ansambleja kushtetuese që kishte si detyrë të hartonte kushtetutën. Më 20 maj të këtij viti, Timori Lindor u bë një shtet i pavarur. Në vendimin e tij të parë, parlamenti i Timorit Lindor votoi për nënshkrimin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut dhe aplikoi që të anëtarësohej në Kombet e Bashkuara.

Gjatë këtyre viteve të fundit, Indonezia ka kaluar nga një regjim totalitar në demokraci. Siç ka thënë sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell, më 2 gusht në Indonezi ”ne besojmë se demokracia do të sigurojë një jetë më të mirë për njerëzit, të bazuar në vlerat, vlera të ushqyera me besimin tek të drejtat e njeriut dhe që zbatohen si ndaj burrave ashtu dhe ndaj grave.” Shtetet e Bashkaura janë të angazhuara që të ndërtojnë marrëdhënie më të ngushta me të dyja vendet, Indonezinë dhe Timorin Lindor. Por themeli i çdo demokracie është respektimi i shtetit ligjor.

Krijimi nga ana e Indonezisë e gjykatës për krimet e bëra në Timorin Lindor ishte një hap i madh para drejt dënimit të atyre që janë fajtorë për krime të rënda. Por qeveria indoneziane duhet të vazhdojë të përparojë në këtë drejtim duke zgjedhur prokurorë të efektshëm dhe të besuar në rastet e Timorit Lindor, prokurorë që do të jenë të aftë të përdorin sasinë e madhe të provave për të sjellë para drejtësisë fajtorët e krimeve. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për të dhënë ndihmën e tyre.

XS
SM
MD
LG