Lidhje

Britania: Sadami të pranojë inspektorët - 2002-08-22


Sekretari i Jashtëm britanik, Jack Straw, thotë se kërcënimi për ndërmarrjen e veprimeve ushtarake kundër Irakut do të zhduket nëse presidenti Sadam Husein lejon inspektorët e Kombeve të Bashkuara për armët të kthehen pa kushte në vendin e tij. Zoti Straw i tha BBC-së se veprimi ushtarak duhet të mbetet një alternativë e hapur pasi udhëheqësi irakian paraqet një kërcënim serioz për sigurinë. Mirëpo, shefi i diplomacisë britanike tha se gjendja do të ndryshonte nëse do të lejohej kthimi i inspektorëve të armëve në Irak. Zoti Straw tha se një ndryshim i qeverisë në Irak do të mirëpritej, por ai thekson se ky nuk është objektivi i politikës së jashtme britanike. Presidenti Bush ka bërë thirrje për largimin e Sadam Huseinit nga pushteti, edhe me anë të forcës nëse është nevoja.

XS
SM
MD
LG