Lidhje

UNMIK, për të dyshuarit për krime në Kosovë - 2002-08-24


Zyrtarët e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë thanë sot se ndjekja, arrestimi dhe gjykimi i personave të dyshuar për krime në Kosovë është çështje që i takon vetëm administratës ndërkombëtare. Ata i bënë këto komente pas kërkesave të autoriteteve serbe drejtuar UNMIK-ut për të arrestuar dhe dorëzuar tre udhëheqës të lartë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo kërkesë nga Beogradi pason kërkesat e UNMIK-ut që autoritetet e Serbisë të arrestojnë dhe dorëzojnë kryetarin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar serb, Millan Ivanoviç, i cili kërkohet për krime të kryera në Kosovë dhe është larguar në Serbi.

XS
SM
MD
LG