Lidhje

Njoftim për publikun ndërkombëtar: El-Hoorie - 2002-08-26


Shtetet e Bashkuara kanë përpiluar një listë me emrat e terroristëve më të kërkuar. Disa prej personave të përfshirë në listë janë fshehur dhe nuk dihet se ku ndodhen. Midis tyre është edhe Osama Bin Ladeni, si dhe anëtarë të Al-Kaidës, organizatës terroriste që mban përgjegjësi për sulmet terroriste të 11 shtatorit ndaj Qendrës Botërore të Tregëtisë dhe Pentagonit. Të tjerë kërkohen në lidhje me sulme të mëparshme terroriste.

Ali Saed Bin Ali El-Hoorie kërkohet në lidhje me sulmet me bombë të vitit 1996 ndaj kompleksit të shtëpive të ushtarakëve në Dhahran të Arabisë Saudite. 19 amerikanë që po kryenin atje shërbimin u vranë dhe 300 të tjerë u plagosën gjatë sulmit. El-Hoorie ishte ndër personat që u morën me përgatitjen e lëndëve shpërthyese. Sipas njoftimeve, disa orë para sulmit ai ishte takuar me një pjesëtar të një grupi terrorist hezbollah, i cili kishte lidhje me ushtarakë iraniane. Ali Saed Bin El-Hoorie ka lindur në El-Dibabiya, të Arabisë Saudite. Si datëlindje, ai përdor, herë 10, herë 11 korrikun e vitit 1965. Ai është një metër e 57 centimetra i gjatë dhe peshon 59 kilogramë. Ka flokë të zez, sy të zinj dhe lëkurë të zeshkët. El-Hoorie ka një nishan në faqe.

Shtetet e Bashkuara ofrojnë një shpërblim prej 25 milionë dollarësh për informacione në lidhje me arrestimin e Ali Saed Bin Ali El-Hoorie-in. Në se keni informacione në lidhje me këtë person, i cili nuk dihet se ku ndodhet, duhet të kontaktoni ambasadën, apo konsullatën më të afërt amerikane. Identiteti i të gjithë informatorëve do të mbahet sekret.

XS
SM
MD
LG