Lidhje

Rëndohet gjendja në Kapshticë dhe Kakavijë - 2002-08-26


Situata shëndetësore e emigrantëve shqiptarë po vazhdon të rëndohet në pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Greqinë. Në pikën e Kapshticës, dy fëmijë, njëri 11 vjeç dhe tjetri 11 muajsh, u dërguan me urgjencë në një spital grek, pasi kishin dhimbje të forta barku. Sot në Kapshticë, ka patur 30 raste , kur shqiptarët u kanë kërkuar ndihmë mjekëve. Ndërkohë në Kakavijë autoritetet shqiptare po shtojnë ndihmën shëndetësore për emigrantët që po presin në kufi. Edhe atje, ka patur 30 raste me probleme shëndetësore.

Po sot një grua humbi jetën në pikën kufitare të Kakavijës duke pritur ne radhë për të hyrë në territorin grek. Zyrtarët e shëndetësisë të Shqipërisë thanë se vdekja e 63 vjeçarës kishte ardhur nga një goditje në zemër.

XS
SM
MD
LG