Lidhje

Në Johanesburg fillon takimi botëror për Tokën - 2002-08-26


Një takim botëror i nivelit të lartë i organizuar nga Kombet e Bashkuara mbi zhvillimin e qendrueshëm filloi sot punimet në Johanesburg të Afrikës së Jugut me një thirrje për veprim të bashkërenduar në luftën kundër varfërisë dhe për mbrotjen e burimeve natyrore të botës.

Presidenti i Afrikës së Jugut, Thabo Mbeki, u tha rreth një mijë e 200 delegatëve në sesionin e hapjes së konferencës 10 ditëshe se shoqëria njerëzore i ka aftësitë, njohuritë dhe burimet për të zhdukur varfërinë dhe prapambetjen.

Delegatë nga gjithë bota shpresojnë të vazhdojnë suksesin e arritur nëpërmjet marrëveshjeve të miratuara në takimin e nivelit të lartë të vitit 1992 që u mbajt në Rio Dezhaneiro të Brazilit, për të nxitur përdorimin e përshtatshëm të burimeve naryrore.

XS
SM
MD
LG