Lidhje

Kina vendos rregulla të reja për eksportimin e teknologjisë së raketave - 2002-08-26


Nënsekretari amerikan i shtetit, Richard Armitage, filloi bisedimet në Pekin , vetëm disa orë pasi Kina bëri të njohura rregulla më të rrepta ndaj eksportit të teknologjisë së raketave.

Në bisedime do të trajtohen një sërë çështjesh dypalëshe dhe rajonale, përfshirë përgatitjet për një vizitë të presidentit Jiang Zemin në tetor në Shtetet e Bashkuara.

Dje në mbrëmje, Pekini njoftoi se kishte vendosur rregulla të reja për kontrollin mbi eksportimit e teknologjisë së raketave. Shtëpia e Bardhë i vlerësoi masat e reja, megjithëse në rregullat e publikuara nuk bën pjesë një listë e hollësishme të paisjeve të raketave që nuk lejohet të eksportohen, diçka që Washingtoni ka kohë që kërkon nga Pekini.

XS
SM
MD
LG