Lidhje

Presidenti i Shqipërisë kritikon Greqinë - 2002-08-27


Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu deklaroi sot se autoritetet greke, sidomos ato lokale nuk e kanë vlerësuar si duhet gjendjen në pikat e kalimit kufitar mes dy vendeve.

Këto komente kreu i shtetit i bëri gjatë një takimi me ambasadorin grek në Tiranë Dimitris Iliopoulos.

Sipas një njoftimi zyrtar, Presidenti Moisiu është shprehur se besonte në mungesën e një qëllimi të paramenduar, por ka theksuar se edhe një problem teknik mund të ketë pasoja politike nëse nuk reagohet në kohë.

Këto probleme ka thënë presidenti shqiptar e kapërcejnë kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe kur paraqesin elementë të një krize humanitare.

Greqia është një vend anëtar i Bashkimit Europian dhe i NATO-s, thotë më tej presidenti Moisiu, dhe i ka të gjitha mundësitë dhe kushtet që probleme të tilla t’i përballojë më së miri.

Kreu i shtetit shqiptar është i pari përfaqësues i lartë që ka kritikuar palën greke, në ndryshim nga autoritetet qeveritare të Tiranës që janë munduar të mos e bëjnë atë fajtore për gjendjen e rëndë në kufi.

XS
SM
MD
LG