Lidhje

Zbulohen përsëri armë në Kosovë - 2002-08-27


Paqeruajtësit e NATO-s zbuluan një depo armësh me mbi 6 mijë granata. Kjo ishte sasia e dytë e madhe e armëve, të gjetura në rajon këtë javë. Një zëdhënës i paqeruajtësve tha se granatat u zbuluan dje në fshatin Golesh, në jugperëndim të Prishtinës. Ai tha se trupat i gjetën lëndët shpërthyese ndërsa po shkatërronin një bunker, të bombarduar nga NATO gjatë fushtës së saj ajrore kundër Jugosllavisë. Zëdhënësi tha se trupat kishin gjetur një depo të ngjashme armësh me mbi 800 granata të hënën në një fushë pranë kufirit me Maqedoninë. Zyrtarët thonë se armët do të shkatërrohen javën e ardhshme.

XS
SM
MD
LG