Lidhje

Autoritetet maqedonase kritikojnë komunitetin ndërkombëtar - 2002-08-27


Autoritetet shtetërore maqedonase kritikuan komunitetin ndërkombëtar, i cili e quan vetëm akt kriminel vrasjen e dy policëve maqedonas dje në Gostivar. Kryeministri maqedonas Lubço Georgievski këmbëngul që vrasja e policëve të cilësohet si akt terrorist me motive politike.

Sot u bë varrimi i dy policëve të vrarë në Gostivar.

Presidenti maqedonas kërkoi masa të shpejta për zgjidhjen e kësaj çështjeje, ndërsa të gjitha partitë politike e kanë dënuar vrasjen.

Po sot Armata Kombëtare Shqiptare mari përsipër përgjegjësinë për vrasjen e dy policëve.

XS
SM
MD
LG