Lidhje

Shqipëria synon bashkëpunimin me të gjitha vendet e rajonit - 2002-08-29


Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta, deklaroi sot se në themel të diplomacisë shqiptare në rajon do të jetë bashkëpunimi i ngushtë me të gjitha vendet. Zoti Meta i bëri këto komente gjatë takimit vjetor me të gjithë ambasadorët e Shqipërisë në botë.

Ai tha se një nga përparësitë e politikës së jashtme është Kosova, çështja e ardhmërisë të së cilës, u shpreh ai, u përket qytetarëve të saj.

Përsa i përket Maqedonisë, zoti Meta tha shprehimisht se zgjedhjet e atjeshme ”duhet të prodhojnë më shumë stabilitet dhe jo stituata tensioni”.

XS
SM
MD
LG