Lidhje

Akuzë për trafik fëmijësh në Kosovë - 2002-08-29


Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ngriti akuzë zyrtare kundër një shqiptari 43 vjecar nga Kosova për trafikim të qenieve njerzore. Një zedhënës i Misionit të Kombeve të Bashkuara, tha se i akuzuari Afrim Bushi është arrestuar ditë më parë në aeroportin e Prishtinës ndërkohë që po përpiqej të shkonte në Dyseldorf të Gjermanisë së bashku me një djalë 14 vjecar nga Shqipëria. Zëdhënësi tha se pas hetimeve është konstatuar se 14 vjecari kishte vizë të falsifikuar. Ai është marrë nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim dhe tani ndodhet në një qendër rehabilitimi në Shqipëri. Zëdhënësi tha se pas hetimeve është konstatuar se të paktën dy herë të tjera i akuzuari ka udhëtuar jashtë Kosovës bashkë me të mitur. Zyrtarët besojnë se i akuzuari mund të jetë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të qenieve njerëzore.

XS
SM
MD
LG