Lidhje

Rugova: me arrestimet të merret drejtësia - 2002-08-29


Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova tha se i takon drejtësisë që të merret me personat e dyshuar për krime. Ai i bëri këto komente në Prishtinë, pas takimit me zëvendësin e administratorit të UNMIK-ut, Charles Brayshaw.

Zoti Rugova theksoi se të arrestuarit janë të dyshuar, jo të akuzuar derisa ta thotë fjalën drejtësia.

Ai tha se tani gjykatat në Kosovë janë të lira.

Zoti Brayshaw tha se ishte inkurajuar nga komentet e Presidentit Rugova. Arrestimet e ish-anëtarëve të UÇK-së kanë ngjallur protesta në Kosovë, gjatë të cilave është thënë se këto arrestime janë politike, por UNMIK-u i ka kundërshtuar këto pretendime.

XS
SM
MD
LG