Lidhje

Drejtori i Zërit të Amerikës jep dorëheqjen - 2002-08-30


Drejtori i Zërit të Amerikës, Robert Reilly, dha dorëheqjen duke thënë se do të kërkojë mundësi të reja për të ndihmuar administratën e presidentit Bush në luftën kundër terrorizmit. Zoti Reilly e bëri njoftimin dje. Ai do të zëvendësohet nga gazetari dhe korrespondenti veteran i çështjeve të jashtme të revistës Time, David Jackson. Zoti Jackson u largua nga revista Time vitin e kaluar dhe zuri postin e kryeredaktorit të faqes kryesore kompjuterike të Departamentit të Mbrojtjes, DefendAmerica-dot-gov, kushtuar lajmeve mbi luftën kundër terrorizmit. Zoti Jackson thotë se ka shumë dëshirë të punojë me gazetarët e Zërit të Amerikës, për ta çuar më përpara e për ta ngritur më lart reputacionin ndërkombëtar të këtij istitucioni.

//kk//

XS
SM
MD
LG