Lidhje

BE mblidhet në Danimarkë - 2002-08-30


Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian hapën sot një takim jozyrtar në Danimarkë, që pritet të përqendrohet në zgjerimin e kësaj organizate, Lindjen e Mesme dhe Gjykatën e re Ndërkombëtare për Krime. Ministri i Jashtëm danez, Per Stig Moeller, vendi i të cilit mban kryesinë e radhës të Bashkimit Evropian, tha se gjatë takimi dyditësh ai do të paraqesë një plan për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme. Plani me tri faza parashikon krijimin e një shteti palestinez deri në vitin 2005. Mes çështjeve të tjera në rend të ditës janë Iraku dhe përpjekjet amerikane për të siguruar imunitetin nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime, përmes marrëveshjeve dypalëshe. Udhëheqësit evropianë thonë se marrëveshje të tilla do të minonin gjykatën e re ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG