Lidhje

Shqipëria dënon aktet e dhunës në Maqedoni - 2002-08-30


Qeveria shqiptare dënoi aktet e dhunës në Maqedoni në valën e fushatës zgjedhore që po zhvillojet atje. Qeveria shprehu shqetësimin për presionet që autoritetet maqedonase po u bëjnë partive shqiptare dhe kërcënimeve për arrestimin e zotit Ali Ahmeti, kryetar i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim dhe ish drejtues politik i Ishtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Qeveria theksoi përmes një deklarate publike se kërcënimet ndaj forcave pjesëmarrëse në zgjedhjet e shtatorit përbëjnë rrezik për destabilitet dhe konflikte ndëretnike në atë vend.

Kryeministri Fatos Nano u bëri thirrje autoriteteve maqedonase të marrin masa për të shmangur panikun gjate fushates.

Zoti Nano tha se Shqipëria nuk mund të heshtë ndaj incidenteve në Maqedoni, të cilat dëmtojnë përpjekjet ndërkombëtare për stabilitet në Ballkan.

Zoti Nano tha se ”konsolidimi i raporteve të fqinjësisë së mirë, pa ulur aspak vëmendjen ndaj respektimit të të drejtave të të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë, bashkëpunimi dhe mirëkuptimi me fqinjët përbën gjithashtu një prioritet konstant të politikës sonë të jashtme”./kk

XS
SM
MD
LG