Lidhje

Suedi: kapet një person që përgatitej të rrëmbente një avion - 2002-08-30


Policia suedeze arrestoi një person që sipas autoriteteve po planifikonte të rrëmbente një avion me një revolver që kishte fshehur në një çantë dore. Autoritetet thonë se i dyshuari, një qytetar 29 vjeçar suedez me prejardhje tuniziane, u arrestua dje, ndërkohë që po përpiqej të hynte në avion në një aeroport në afërsi të Stokholmit. Arma u gjet gjatë një kontrolli rutinë sigurimi. Zyrtarë të policisë thonë se ai ishte mes një grupi prej 20 myslimanësh që po udhëtonin për në Birmigham të Anglisë për të marrë pjesë në një konferencë islamike. Anëtarët e tjerë të grupit u liruan pasi u morën në pyetje./kk

XS
SM
MD
LG