Lidhje

Cheney: Lufta kundër terrorizmit do të shkojë deri në fund - 2002-08-31


Ndërkohë që po afrohet përvjetori i parë i sulmeve terroriste të 11 shtatorit, udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara e kanë gjithmonë parasysh luftën kundër terrorizmit që filloi atë ditë. Shumë gjëra kanë ndodhur gjatë një viti, por mbeten edhe shumë të tjera për t’u bërë. Siç është shprehur nënpresidenti Richard Cheney, “kjo është një luftë që do të zgjatë me vite, luftë e një tipi të ri kundër një armiku të një tipi të ri. Terroristët që goditën Amerikën janë mizorë, ata kanë burime në dispozicion, dhe fshihen në shumë vende. Nuk ka asnjë dyshim se ata duan të godasin përsëri dhe se po punojnë për të shtënë në dorë armë nga më shkatërrimtaret”.

Një koalicion i gjerë është formuar kundër terroristëve dhe mbështetësve të tyre. Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë, tha zoti Cheney, “se nuk ka rrugë neutrale. Ata që strehojnë terroristët janë po aq fajtorë sa edhe ata që i kryejnë aktet e terrorit, sipas Doktrinës Bush, një regjim që mbështet terroristët do të konsiderohet armik i Shteteve të Bashkuara”.

Në Afganistan, talebanët morrën një mësim të mirë për këtë. Por me një nënbotë terroriste të shtrirë në më shumë se 60 vende, ky është vetëm fillimi. 11 shtatori i zgjoi Shtetet e Bashkuara që të jenë të kujdesëshme ndaj rreziqeve dhe ambicjeve të vërteta të rrjetit global terrorist dhe ndaj realitetit të armëve të shkatërrimit në masë, që po përpiqen t’i shtien në dorë armiqtë që nuk hezitojnë t’i përdorin ato.

“Është e sigurt”, tha nënpresidenti Richard Cheney, “se rrjeti i al-Qaidës synon t’i zotërojë armë të tilla dhe ka arritur të gjejë të paktën një sasi të papërpunuar të tyre”. Gjurmë të kësaj përpjekjeje u gjetën në Afganistan dhe më së fundi, në videokasetat e transmetuara nga C-N-N-i, ku paraqiteshin terrositë të al-Qaidës duke vrarë qenë me armë kimike.

Siç e bëri të qartë nënpresidenti Cheney, Shtetet e Bashkuara “do të punojnë ngushtë me koalicionin botëror për t’u prerë terrositëve dhe shteteve që i mbështesin ata mundësitë për t’u furnizuar me materiale, teknologji dhe ekspertizë për të prodhuar dhe shpërndarë armë të shkatërrimit në masë. Ne do të zhvillojmë dhe vëmë në funksionim sisteme kundër raketave për të mbrojtur Amerikën dhe aleatët tanë nga sulme të papritura. E gjithë bota duhet ta dijë se ne do të marrim çfardo mase që të jetë e nevojshme për të mbrojtur lirinë dhe sigurinë tonë. Ky vend nuk do të jetojë në mëshirën e terroristëve dhe të regjimeve të tilla”.

XS
SM
MD
LG