Lidhje

BE: Iraku të lejojë inspektorët e OKB - 2002-09-01


Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian thonë se Iraku duhet menjëherë të lejojë inspektorët e Kombeve të Bashkuara për armët që të hynë në vend për të kontrolluar për armë të shkatërrimit në masë. Ministrat e 15 vendeve të Bashkimit e bënë këtë thirrje dje, pas dy ditë bisedimesh në qytetin Elsinore të Danimarkës.

Ministri i Jashtëm danez, Per Stig Moeller tha se Bashkimi Evropian i bën thirrje Uashingtonin që të vazhdojë konsultimet se çfarë duhet bërë me udhëheqësin e Irakut, Saddam Hussein. Ministrat nuk kanë rënë dakord për një qendrim të përbashkët lidhur me një sulm të mundshëm amerikan kundër Irakut.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair tha se bota nuk mund të qendrojë si spektatore dhe ta lejojë Irakun të zhvillojë armë të shkatërrimit në masë, gjë që përbën një shkelje flagrante të rezolutave të Kombeve të Bashkuara. Zoti Blair tha dje se qendrimi pa bërë gjë nuk është alternativë. Por ai gjithashtu theksoi se ende nuk është marrë ndonjë vendim.

Presidenti Bush ka thënë se nuk ka vendosur se çfarë masash do të marrë kundër Irakut. Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton tha se Presidenti Bush duhet të jetë i kujdesshëm në veprimet e veta. Ai tha se një sulm ushtarak amerikan kundër Irakut do t’i jepte shkas Saddam Husseinit, që të përdorë armët e tij të dyshuara kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre.//ic//

XS
SM
MD
LG