Lidhje

Takim Putin-Rau në Kremlin për bisedime mbi tregëtinë dy-palëshe dhe bashkëpunimin ekonomik - 2002-09-03


Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij gjerman Johanes Rau u takuan në Kremlin për bisedime që u përqëndruan në tregëtinë dy-palëshe dhe bashkëpunimin ekonomik.

Pas takimit të tyre dje në Kaliningrad, dy udhëheqësit shfaqën shpresën që Rusia të mund të zgjidhë një mosmarrëveshje me Bashkimin Evropian lidhur me problemet që shtrirja e Bashkimit Evropian dhe kufizimet e udhëtimit do të krijojnë për banorët e rajonit të Kaliningradit.

Para takimit, presidenti Putin tha se Moska i ka paguar para kohe Gjermanisë këstin e këtij viti për shlyerjen e borxhit të periudhës sovjetike, me qëllim që ta ndihmojë Bonin që të rimëkëmbet nga kriza e kohëve të fundit si pasojë e përmbytjeve.

Presidenti gjerman Rau përshëndeti planet e Rusisë për të ratifikuar protokollin e Kjotos lidhur me ngrohjen globale.

XS
SM
MD
LG